Mexhid Rama nga Gjurkoci i Shtimes, po e akuzon mjekun Jakup Ismaili, për vdekjen e gruas dhe të fëmijës. Sipas tij Ismaili është treguar neglizhent në trajtimin e rastit të gruas së tij.
Rama tha se gruaja e tij, Haxherja, tre ditë pasi u kontrollua nga gjinekologu, Ismaili, mori trajtim edhe në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Shtime ku nga aty ishte referuar për Ferizaj, njofton Klan Kosova.
Gjinekologu Jakup Ismaili, i cili është edhe drejtor i Gjinekologjisë në QKUK, e konfirmoi se të ndjerën e kishte pasur paciente që nga muaji i parë i shtatzënisë. Ai tha se gjendja e saj ishte stabile gjithë këtë periudhë.
Policia tha se rasti i vdekjes së gruas dhe foshnjës është raportuar te forcat e rendit dhe se për të po bëhen hetime.
https://www.youtube.com/watch?v=C12LOhzuyHU