Lajme
Shtime: Goditet nga vetura derisa sa po ngiste biçikletën, shtatëvjeçari dërgohet në QKUK
Demokracia
22:27 | 08 Qershor 2022

Share:

Një fëmijë shtatë vjeçar është goditur nga një veturë derisa po ngiste biçikletën në Shtime.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka treguar se fëmija është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:13 në kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Të përfshira në këtë aksident një veturë Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmën e parë i lënduari fillimisht e merr në emergjencë të Shtimes e më pas dërgohet në QKUK-Prishtinë. Rasti po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt”- ka thënë  Veseli.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024