Sport
“Shteti s’po mundet me ju dërgu bukë policëve në veri, e po merret me futboll”
Demokracia
20:37 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj ka ironizuar në lidhje me raportimet se MKRS-ja nuk e ka licencuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

Lokaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “shteti i Kosovës nuk po mund të dërgojë ushqim për policët në pikat kufitare në veri të vendit, e po gjejnë kohë të merren me futboll”.

“Shteti aktual s’po mundet me ju dërgu bukë policëve në veri, e po merret me futboll. Ikni sa më shpejt. Ikni” – ka shkruar Lokaj.

Në mediat kosovare gjatë ditës u raportuar se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk e ka licencuar Federatën e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja reagoi me një komunikatën në uebfaqen e saj, duke hedhur poshtë këto raportime.

Moslicencimi nga MKRS-ja? Reagon Federata e Futbollit e Kosovës

Shtëpia e futbollit të Kosovës dhe kreu i saj, Agim Ademi kanë bërë të ditur se FFK-ja do të licencohet nga MKRS-ja dhe se klubet nuk kanë nevojë të shqetësohen./Demokracia.com/

Ademi: Klubet të mos shqetësohen, FFK-ja do të licencohet nga MKRS-ja

Të ngjashme