Lajme
‘Shteti, shtet e familja, familje’, Hoti publikon fotografi nga festa e tij e ditëlindjes
Demokracia
21:41 | 04 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka festuar sot ditëlindjen e tij.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, një herësh edhe kandidat i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti sot ka ditëlindjen.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka falënderuar të gjithë ata që e kanë uruar, shkruan Demokracia.com.

Ai ka publikuar një fotografi me fëmijët dhe bashkëshoretn në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Shteti, shtet e familja, familje”, kështu duke e lidhur sloganin e partisë së tij, i cili është “Shteti, shtet”.

Postimi plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Shteti. Shtet.

E familja, familje…??

Dua të falenderoj të gjithë ata që sot më kanë uruar, nisur nga surpriza në mëngjes në kabinet, e pastaj edhe në Pejë.

E vlerësoj shumë. /Demokracia.com/

Shteti. Shtet.
E familja, familje…??

Dua të falenderoj të gjithë ata që sot më kanë uruar, nisur nga surpriza në mëngjes në kabinet, e pastaj edhe në Pejë.
E vlerësoj shumë.

Posted by Avdullah Hoti on E enjte, 4 Shkurt 2021

Të ngjashme