Lajme
Shteti fqinj i Rusisë pezullon eksportet e armëve për një vit
Demokracia
21:54 | 27 Gusht 2022

Share:

Kazakistani, ka pezulluar të gjitha eksportet e armëve për një vit, ka njoftuar qeveria e tij.

Kjo vjen mes konfliktit në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Ish-republika sovjetike – e cila gjithashtu ka lidhje aktive ekonomike me Ukrainën – ka refuzuar të zgjedh anën e saj në këtë krizë, derisa bën thirrje për një zgjidhje paqësore.

Qeveria e Kazakistanit nuk dha një arsye për vendimin në deklaratën e saj, përcjell Telegrafi.

Kazakistani prodhon një gamë të gjerë pajisjesh ushtarake, duke përfshirë anije, automjete të blinduara dhe artilerie, mitralozë, granata e pajisje mbrojtëse.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto pajisje po eksportoheshin.

Të ngjashme