Lajme
Shtetasja zvicerane arrestohet në Kosovë, e kanosi një burrë në rrjete sociale
Demokracia
09:12 | 19 Prill 2024

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua me shtetësi zvicerane është arrestuar.

Sipas raportit 24-orësh, shtetasja zvicerane dyshohet se ka kërcënuar një mashkull kosovar përmes mesazheve në rrjete sociale.

“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Të ngjashme