Lajme
Shtetasit shqiptarë kryesojnë listën e të dëbuarve nga Gjermania në vitin 2020
Demokracia
14:25 | 11 Mars 2021

Share:

Nga 10 mijë e 800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1,006 ishin nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në vend.

Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë me 928 të kthyer, në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania.

Kjo del në pah nga një përgjigje e Qeverisë gjermane ndaj Grupit Parlamentar “E Majta në Bundestag”. Gati një e katërta apo 2,626 e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719 persona, Maqedoni e Veriut janë 404 persona, Kosovë janë 300 persona, Bosnje e Hercegovinë janë 169 persona dhe në Mal të Zi janë 109.

Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Përafërsisht një ndër gjashtë te dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur.

Në kthimet e bëra në Shqipëri madje të miturit me 234 persona dhe përbënin një të katërtën, ndërsa Maqedoninë e Veriut më shumë se një të tretën apo 145 persona. Në Kosovë janë 62 persona, Serbi janë 227, Mali të Zi janë 44 dhe Bosnje e Hercegovinë janë 45.

Në dokumentin e qeverisë gjermane jepen shifra edhe për kthimet e bëra qysh në kufi, numri i të cilëve në total ishte 19,600. Shtetasit shqiptarë janë të dytët me 1,571, pas rumunëve me 1,573 persona. Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptare në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.

Por numri i shqiptareve të kthyer nga Gjermania është shumë më i lartë. 6,380 shtetas shqiptarë janë larguar nga Gjermania vitin e kaluar, 2,006 syresh me një fletëkalim të thjeshtë.

Vendet e tjera janë Serbia me 1,228, Maqedonia e Veriut me 1,007, Kosova me 654 dhe Bosnja e Hercegovina me 508.

Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të COVID-19. E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në periudhën e pandemisë. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air.

Ulla Jelpke, deputete e majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media kritikon politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e Ligjit për Azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.

Në një artikull në revistën Migazin, eksperti i imigracionit Hendrik Lammers nga IBIS Oldenburg, shkruan se ,gjysma e dëbimeve nëpër gjyqe vlerësohen si në kundravajte me ligjet.

Ai kritikon sidomos politikën e dëbimit të të miturve, të cilët jo rrallë para se të dëbohen detyrohen të presin në burgjet e dëbimeve. /Deutsche Welle/

Të ngjashme