Lajme
Shtetasi i Shqipërisë kapet me kokainë në Vërmicë
Demokracia
10:03 | 09 Mars 2022

Share:

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë pasi gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar 736.20 gram kokainë.

Policia njofton përmes raportit se përveç drogës, i janë sekuestruar edhe dy telefona celular dhe një automjet me targa të Shqipërisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit të tij, është gjetur dhe konfiskuar 736.20 gram substancë narkotike e llojit kokainë. Si prova materiale përveç substancës narkotike janë sekuestruar edhe dy telefona celular dhe një automjet me targa të Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme