Lajme
Shtetasi i Norvegjisë e shet në Kosovë veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur
Demokracia
09:59 | 17 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një person shtetas i Norvegjisë e ka shitur veturën e tij, e cila dyshohet se ka qenë në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, në të cilin thuhet se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan Demokracia.com.

“Ferizaj, 16.09.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme