Lajme
Shtetasi i huaj në Prishtinë alivanoset në objektin e Elkos Grupit në Zonën Industriale, vdes në QKUK
Demokracia
19:31 | 13 Prill 2022

Share:

Një shtetas i huaj ka vdekur sot në Zonën Industriale në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person në gjendje të alivanosur në ambientet e një objekti në zonën industriale në Prishtinë”, ka thënë Borovci.

Ai tutje ka treguar se rreth orës 11:15 nga ana e mjekëve në QKUK, është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull, rreth 55 vjeç, shtetas i huaj.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person në gjendje të alivanosur në ambientet e një objekti në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent ndërkohë që viktima ishte dërguar në QKUK”, tha Borovci.

Ai ka treguar tutje se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen”.

Burime të Demokracia.com thonë se rastin ka ndodhur në hapësirat e Elkos Grupit. /Demokracia.com/

Të ngjashme