ShowBiz
Shtëpia u përfshi nga flakët, flet Mihrije Braha: Faji ishte i imi
Demokracia
16:45 | 26 Maj 2023

Share:

Disa ditë më parë Mihrije Braha dhe Naimit i është djegur kati i dytë i shtëpisë së tyre në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur më 10 maj, por lajmi është bërë publik vetëm së fundmi.

Brenda në shtëpi ndodhej djali dhe nusja e tij, ku fatmirësisht pësuar asnjë gjë. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Mihrija ka treguar se si ka ndodhur ky incident.

Mihrija ka konfirmuar se shkak ka qenë një defekt elektrik, një zgjatues elektrik ka marrë flakë. Këngëtarja shtoi se ka qenë faji i saj, pasi ishte ajo që e ka vendosur zgjatuesen.

Artistja u shpreh se para se të niste xhirimet e emisionit ka pasur një krizë që nuk e kishte pasur kurrë më parë. Ndërsa lajmin e ka marrë vesh pas programit dhe janë nisur menjëherë për Prishtinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024