Auto&Tech
Shtëpia ‘solare’ me biçikleta elektrike të integruara që do të fuqizojë turizmin
Demokracia
15:45 | 24 Mars 2021

Share:

E-glamp është një produkt i disejnuar për të fuqizuar zhvillimin ekonomik dhe turistik në zona rurale. Në fakt, e-glam është një shtëpi e vogël në stil të Airbnb që vjen bashkë me bicikleta elektrike.

Shtëpitë e vogla E-glam janë në fakt një sistem i integruar i kabinave moderne që janë plotësisht të pavarura dhe rrymën elektrike e marrin nga panelet solare të vendosura në to.

Ato vijnë me sisteme të mençura teknologjike dhe me dy bicikleta elektrike, të cilat mund të shfrytëzohen nga përdoruesit për të eksploruar, pa bërë dëme në mjedis.

‘Ciklizmi jo vetëm që ndihmon në mirëmbajtjen e cilësisë së mirë të ajrit në zona rurale, por ndihmojnë përdoruesit edhe në cilësinë e ushtrimeve fizike. Në këtë kontekst, e-glamp sjellë turizëm të mençur dhe të qëndrueshëm’, kanë thënë përfaqësuesit e projektit.

Të gjitha shtëpitë ‘E-glamp’ janë modulare, të lëvizshme dhe të ndërtuara me material të qëndrueshme.

E ndërsa për energji elektrike kujdesen panelet solare, e-glamp do të ri-ciklojnë ujin nga të reshurat për përdorim nga shfrytëzuesit e shtëpive. /Kosovoenergy /Demokracia.com/

 

Të ngjashme