Lajme
Shtëpia e Sllagjan Trajkoviqit, ish-policit të arrestuar, bazë e policisë serbe gjatë luftës
Demokracia
21:02 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Ish-polici, Sllagjan Trajkoviq është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë, nga pjestarët e policisë të cilët më pas e sollën në Prishtinë për gjykim.

Por, 23 vjet më parë Trajkoviq kishte jetuar në Novolan të Vushtrrisë. Në shtëpinë e tij e të shokëve të tij serbët dikur bënin planet për vrasjen e maltretimin e shqiptarëve.

I njëjti, sipas Prokurorisë Speciale dyshohet se bashkë me persona të tjerë të uniformuar ka marrë pjesë në ofensivën ushtarake  më 06 prill 1999, në fshatin Reznik, dhe në atë të fillim maji 1999 në qytetin e Vushtrrisë.

Trajkoviq ishte pjesëtar i policisë në stacionin policor në veri, por nga kjo pozitë dha dorëheqje bashkë me kolegët e tij para më shumë se një muaji.

Pas arrestimi i tij, banorët kanë shpresë se do të vendosen drejtësi, për vrasjet e maltretimet që pësuan qytetarët e kësaj komune.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë njoftuan se seanca për shqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj Sllagjan Trajkoviqit, do të mbahet të shtunën.

Të ngjashme