Lajme
“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve të Evropës: Drekën e keni falas
Demokracia
16:09 | 16 Maj 2025

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës.

“Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ai fillon me një citim që thotë që “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo thënie është vërtet shumë e thellë dhe është origjinë e faktit që ne mbaruam, arritëm në fund të Luftës së Dytë Botërore si vendi që më shumë kishte hebrenj se që kishte pasë në fillim të tij sepse ata erdhën si miq, të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”, tha ai.

Ai ironizoi duke thënë se “drekën e kanë falas”.

“Ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miq, të rëndësishme e kemi t’i ushqejmë mirë mysafirët dhe pavarësisht që thuhet se dreka asnjëherë s’është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë të vini në Shqipëri në çfarëdo cilësie do të jeni gjithmonë të mirëpritur dhe pas një ore do të rikthehemi që Europa do të vazhdojë punën e saj”, tha Rama.

 

Të ngjashme