ShowBiz
Shtëpia e Matthew Perryt u shit vetëm disa ditë para përvjetorit të vdekjes së tij për tetë milionë euro
Demokracia
17:07 | 28 Tetor 2024

Share:

Rezidenca ku vdiq Matthew Perry më 28 tetor të vitit të kaluar ka një pronar të ri.

Producentja e filmit nga Arizona, Anita Verma-Lalian, bleu pronën që dikur i përkiste yllit të “Friends” për tetë milionë euro, sipas Los Angeles Times.

Sipas përfaqësuesit të Anitas, ajo planifikon të përdorë këtë vilë moderne me katër dhoma gjumi me një sipërfaqe të gjerë prej 325 metrash katrorë si shtëpi pushimi në Los Angeles.

Artisti i ndjerë e bleu këtë pronë në vitin 2020 për gjashtë milionë euro.

Perry vdiq tragjikisht në moshën 54-vjeçare për shkak të efekteve akute të ketaminës dhe faktorëve të tjerë, duke rezultuar në humbjen e vetëdijes dhe mbytje në një xhakuzi.

Gjatë gjithë jetës së tij ai foli hapur për luftën e tij me varësitë, madje edhe gjatë karrierës së tij të suksesshme në serialin “Friends”.

Të ngjashme