ShowBiz
Shtëpia e fëmijërisë së Beyonces digjet mëngjesin e Krishtlindjes, por familja që jetonte aty shpëton
Demokracia
09:29 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Shtëpia e fëmijërisë së artistes Beyonce në Houston u përfshi nga zjarri mëngjesin e Krishtlindjes, por familja që jetonte aty doli e sigurt.

Zjarri u raportua rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës. Departamenti i zjarrfikësve lokalë mbërriti në vendngjarje të shtëpisë dykatëshe prej tullash brenda tre deri në pesë minutash, raporton Houston Chronicle.

Familja e Beyonce Knowles blen shtëpinë në bllokun 2400 të Rosedale në vitin 1982, dhe Beyonce jetoi aty deri në moshën pesë vjeçare.

Ajo u pa duke marrë fotografi të pronës kur ishte në qytetin e saj të lindjes për turneun botëror “Renaissance World Tour”.

Shtëpia në lagjen historike Riverside Terrace është ndërtuar në vitin 1946. Në shkurt, Beyonce fitoi çmimin e saj të 32-të Grammy, duke e bërë atë artisten më të nderuar në historinë e Grammy-ve.

Shkaku i zjarrit është nën hetim.

Të ngjashme