Lajme
Shtëpia e Bardhë: Trump kërkon armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm
Demokracia
15:59 | 28 Prill 2025

Share:

Pas vendimit të Putin për të shpallur armëpushim të përkohshëm në Ukrainë ka ardhur edhe një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, nënvizohet se Trump e ka bërë të qartë se ai po kërkon armëpushim të përhershëm në Ukrainë dhe jo një ndërprerje të përkohshme, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë për qëndrimin e presidentit rus, i cili njoftoi armëpushim 3 ditor.

“Ne e kuptojmë se Vladimir Putin ofroi një armëpushim të përkohshëm sot, por presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron një armëpushim të përhershëm, në mënyrë që të ndalojë vdekjet”, thuhet më tej në reagim.

Të ngjashme