Këto deklarata Sullivan i bëri pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë përmes video-lidhjes me liderët transatlantikë, me qëllim të unifikimit teksa kriza midis Rusisë dhe Ukrainës po përkeqësohet.
Sullivan tha se ende është e paqartë nëse Putin përfundimisht ka dhënë urdhrin për nisjen e pushtimit. Ai tha se pret që Biden të kërkojë së shpejti që të zhvillojë një bisedë telefonike me Putinin.
Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë që ta tërheqin stafin e ambsadës në Kiev dhe presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që gjenden në Ukrainë, të largohen menjëherë.
Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve me Ukrainën, por ka mohuar se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën.