Lajme
Shtëpia e Bardhë konfirmon se Izraeli ka pranuar propozimin për armëpushim
Demokracia
20:36 | 29 Maj 2025

Share:

Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

“Mund ta konfirmojë se i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe presidenti i kanë dërguar një propozim për armëpushim Hamasit, të cilin Izraeli e ka pranuar dhe mbështetur”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Por, Leavitt ka shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar dhe se Hamasi ende nuk i ka pranuar kushtet e propozimit. I dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pati thënë të mërkurën se administrata e SHBA-së ishte afër prezantimit të një propozimi të ri.

Qëllimi i propozimit ishte lirimi i pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës si dhe kthimi i trupave të vdekur në këmbim të armëpushimit 60-ditor.

Të ngjashme