Lajme
Shtëpi, banesë, mal, tokë e dy vetura | Kjo është pasuria e drejtorit të ri të Policisë së Kosovës
Demokracia
11:58 | 08 Mars 2023

Share:

Gazmend Hoxha sot është emëruar sot drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ai për pesë vjetët e ardhshme do ta drejtojë njërin prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend, shkruan Demokracia.com.

Hoxha ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se posedon një banesë me vlerë 55 mijë euro, një shtëpi të cilën e ka trashëguar me vlerë 35 mijë euro dhe tokë e mal në vlerë 200 mijë euro.

Hoxha ka deklaruar se i posedon edhe dy vetura njëra me vlerë 2 mijë e 800 euro kurse tjetra 5 mijë e 500 euro.

Ai po ashtu ka deklaruar se në bankë i ka 2 mijë e 700 euro.

Hoxha ka deklaruar se bashkëshortja e tij e ka një kredi 15 mijë euro, ndërsa vet është në kredi 35 mijë euro.

Hoxha ka deklaruar se paga e tij vjetore në Policinë e Kosovës është 18 mijë e 103 euro.

Drejtori i ri i Policisë ka deklaruar se ka marrë 807 euro nga Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore.

Po ashtu ai i ka deklaruar 1 mijë e 200 euro nga Këshilli KOmëtar Kundër Dhunës në Sport.

Hoxha  eka të punësuar në Policinë e Kosovës edhe bashkëshorten e cila merr 6 mijë e 444 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme