Kuriozitete
Shtatë vite rreth botës, aventura epike e amerikanit me qenin e tij
Demokracia
17:05 | 03 Korrik 2022

Share:

Shumë pak njerëz përpiqen të ecin nëpër botën dhe akoma më pak arrijnë të përfundojnë udhëtimin.

Tom Turcich eci për 7 vite me qenin e tij.

Më 21 maj të këtij viti, Turcich nga Nju Xhersi u bë personi i 10-të që hyri në librin e rekordeve Gines për realizimin e arritjes së jashtëzakonshme, ndërsa shoqëruesi i tij me katër këmbë Savannah, ishte qeni i parë që e bëri këtë.

Momenti triumfues solli fundin e një udhëtimi shtatëvjeçar, 48 mijë kilometra, shkruan CNN.

Pas pritjes me një festë të madhe të kthimit në shtëpi, Turkich tha se e kishte imagjinuar për një kohë të gjatë se si do të ishte fundi.

Frymëzimi për udhëtimin, ai e mori nga humbja e mikeshës se tij, e cila vdiq në një aksident me ski në moshën 17-vjeçare.

Para se të fillonte shëtitjen, Turkish kishte bërë shumë pak udhëtime përveçse kishte vizituar Anglinë, Irlandën dhe Uellsin gjatë në shkollë të mesme, si dhe kishte bërë pushimet në Kanada dhe Republikën Domenikane.

Turcich vendos ta ndërmerrte sfidën pasi lexoi për Steven Njuman, i cili ishte personi i patë që që shëtiti nëpër botë dhe hyri në librin e Rekordeve Botërore Gines./abcnews.al

Të ngjashme