Lajme
Shtatë të vdekur dhe 726 raste pozitive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
16:55 | 02 Mars 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 144 teste të dyshuar për COVID-19 dhe nga këta 726 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin shtatë pacientë, ndërsa janë shëruar 368 persona, përcjell Demokracia.com.

Deri tani, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 526 mijë e 870 testime për COVID-19, ku janë regjistruar plotë 103 mijë e 746 raste.

Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3 mijë e 151 persona ndërsa kanë fituar betejën me të 91 mijë e 875 të tjerë.

Numri aktual i personave aktivë me virusin është 8 mijë e 720./Demokracia

Во последните 24 часа се направени 3.144 тестирања, а регистрирани се 726 нови случаи на ковид-19 во:
-Скопје 367…

Posted by Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë on Tuesday, March 2, 2021

 

Të ngjashme