Lajme
Shtatë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
17:32 | 10 Korrik 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe, janë kryer 3070 testime, prej të cilave shtatë rezultuan pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri me COVID-19 janë infektuar 19 132.587 persona, janë shëruar 130.047, derisa kanë vdekur 2.456 pacientë.

Aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 84 raste aktive.

Të ngjashme