Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit
Demokracia
09:40 | 14 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes një raporti 24 orësh për shtatë raste të dhunës në familje, raporton Demokracia.com.

Rastet e dhunës ka ndodhur në Prishtinë, Prizren, Pejë, Malishevë dhe Mitrovicë e Jugut.

Më poshtë keni rastet e raportuar në Policinë e Kosovës:

Prishtinë 12.06.2022-11:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime.

Prishtinë 12.06.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë 13.06.2022-19:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 13.03.2022-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar; një mashkull dhe një femër kosovarë. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 13.06.2022-18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Poashtu derisa viktima ishte duke pranuar tretman mjekësor  i dyshuari ka fyer dhe penguar personelin mjekësor dhe zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 13.06.2022 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Jugu 13.06.2022-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime./Demokracia.com/

Të ngjashme