Sport
Shtatë futbollistë u larguan nga Feronikeli, por mbetën në Drenas
Demokracia
16:48 | 01 Shkurt 2022

Share:

Kriza e madhe financiare ka bërë që Feronikelit t’i largohen një numër i madh nga skuadra, duke bërë që stinorin pranveror në Superligë, ndonëse me shumë pak gjasa për mbijetesë ta zhvillojnë kryesisht me lojtarët junior.

Përveç emrave të njohur të skuadrës, nga ish-kampionët e Kosovës janë larguar edhe futbollistë nga akademia e klubit, raporton Demokracia.com.

Futbollisti që për disa vite e mbajti me krenari shiritin e kapitenit te “Industrialistët”, Lapidar Lladrovci është larguar nga skuadra së bashku me disa të tjerë.

Lladrovci u largua nga Feronikeli, por jo edhe nga qyteti i Drenasit. Kjo për faktin se ai dhe disa bashkëlojtarë të tjerë i janë bashkuar klubit të Ligës së Parë, KF Drenasit.

Qemail Elshani, Drilon Leku janë ndër tjerët që kanë kaluar nga Feronikeli te klubi rival i qytetit.

Ndërsa, Albion Ramaj, Sadik Krasniqi, Albin Avdullahu e Edonis Leku kanë kaluar te “kuqezinjtë” nga akademia e klubit.

Duket se për shkak të gjendjes së rënduar financiare të Feronikelit, Drenasi ka shfrytëzuar rastin të afrojë afër vetes këta lojtarë vendor.

KF Drenasi bën gara në Grupin A të Ligës së Parë në futbollin kosovar, ndërsa ndodhet në pozitën e nëntë me 15 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme