Lajme
SHSKUK reagon në lidhje me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19
Demokracia
00:09 | 07 Shtator 2021
Ilustrim

Share:

Në lidhje me deklaratën e krytarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit se “po fshehen vdekjet në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, thotë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të SHSKUK ( QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.

Nëpërmjet një reagimi SHSKUK, ka thënë se secili rast i vdekjes që ndodhë, raportohet menjëherë (në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen, përcjell Demokracia.com.

LEXO EDHE:

Tahiri: Gjatë verës ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19

Reagimi i plotë:

Reagim nga ShSKUK, në lidhje me deklaratat për fshehje të rasteve të vdekjeve nga Covid-19

Në lidhje me deklaratat e zyrtarëve publikë se “po fshehen vdekjes në pandemi”, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron opinionin e gjerë se të gjitha rastet e vdekjeve që ndodhin brenda institucioneve të ShSKUK ( QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme) raportohen në mënyrë të rregullt, sipas procedurave të përcaktuara.

Secili rast i vdekjes që ndodhë në ShSKUK, raportohet menjëherë ( në kohë reale) nga mjeku qe konstaton vdekjen.

Raportimi bëhet në Qendrën Operative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrën për Kontrollë dhe Parandalim të Sëmundjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Këto të dhëna përpunohen nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe publikohen në një raport të plotë ditor, raporti përfshinë të dhënat për geupmoshat dhe qytetet.

ShSKUK fton të gjithë zyrtarët publikë që të kursehen nga deklaratat e pamatura të cilat vetëm se shkaktojnë panikë dhe konfuzion në popullatë./Demokracia.com/

Të ngjashme