Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Spitalin e Gjakovës, pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem.
Kjo pasi, sipas tyre, rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
”Spitali i Gjakovës pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
Njoftimi i plotë:
Spitali i Gjakovës, pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19, furnizimin me oksigjen nuk e ka më problem, pasiqë rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.
Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi. /Demokracia.com/