Lajme
SHSKUK: Mbi 1 mijë pacientë me oksigjeno-terapi
Demokracia
14:03 | 31 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se , në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1 mijë e 259 pacientë.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 1 mijë e 61 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1 mijë e 60  me oksigjeno- terapi dhe 60 të tjerë në kujdes intensiv. Përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 1259 pacientë në trajtim nga COVID-19

Sipas raportit të punës për datën 31 gusht 2021, në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1259 pacientë.

1061 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1060  me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së janë të shtrirë 437 pacientë, 361 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 389 me oksigjeno-terapi.

Raporti statistikor sipas klinikave COVID dhe spitalet e përgjithshme

– Klinika Infektive, 113 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 96 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 19 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 17 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 822 pacientë, 700 prej tyre Covid-19 pozitivë, 671 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 174 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 139 pacientë

– Spitali i Pejës, 210 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 144 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 27 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 80 pacientë /Demokracia.com/

Të ngjashme