Është arrestuar një ortoped në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Nga SHSKUK një përgjigje për Demokracia.com, thuhet se në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arrestuar një mjek specialist-ortoped.
“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju konfrimon se, sot rreth orës 9:00, në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arrestuar një mjek specialist-ortoped”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtine ka njoftuar se me aktvendim të prokurorit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.S., mjek në SHSKUK, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë.
“Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime në mënyrë urgjente, duke autorizuar policinë për zbatimin e tyre, me aprovim të gjykatës kompetente, ashtu që ka lëshuar urdhëresë të përkohshme për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe simulimin e veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare të dyshuarit, me ç’ rast ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë” ,t huhet në njoftim.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se personi i lartcekur, dyshohet se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, me qëllim t’i kryej vlerësimin e shkallës së invaliditetit të dëmtuarit./Demokracia.com/