Lajme
SHSKUK: Bie numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID
Demokracia
12:12 | 12 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se ka rënë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, të cilët janë duke marrë trajtim.

Në njoftimin e SHKSUK-së thuhet se ka vazhduar të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, përcjell Demokracia.com.

“Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë,  818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK:  Bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, 960 pacientë në trajtim

Ka vazhduar të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë,  818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 131  pacientë

Spitali i Gjakovës, 73  pacientë

Spitali i Pejës, 169 pacientë

Spitali i Gjilanit, 85 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë /Demokracia.com/

Të ngjashme