Lajme
ShSKUK: Bie njdeshëm numri i rasteve të spitalizuar me COVID-19
Demokracia
12:01 | 25 Shtator 2021

Share:

Bie numri i rasteve të spitalizuarve me COVID-19, ne QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në trajtim mjekësor janë 319 pacientë ndërsa me oksigjeno-terapi janë 265 pacientë, përcjell Demokracia.com

Sipas raportit të SHSKUK-së, 45 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të pëgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalalor.

Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 69 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 22 pacientë

Spitali i Pejës, 63 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë

Të ngjashme