Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 15 pacientë të konfirmuar me koronavirus pozitivë dhe 3 të tjerë post-Covid janë duke marrë trajtim.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: Në trajtim 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 3 post-Covid
15 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të tjerë post-Covid-19, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë /Demokracia.com/