Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” ka njoftuar se 82 pacientë të infektuar me COVID-19 janë në trajtim brenda klinikave të QKUK-së.
Sipas raportit të lëshuar nga ShSKUK, 21 pacientë janë në Klinikën Infektive, ndërsa 2 janë në mjekim intesiv me oksigjeno-terapi.
Më tutje në këtë njoftim përshkruhet klinikat dhe numri i pacientëve që po trajtohen në të. Duke filluat nga Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient dhe Spitali i Prizrenit, 5 pacientë.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë: