Lajme
ShSKUK: 5 pacientë të konfirmuar me Covid-19, 4 të negativizuar
Demokracia
12:42 | 05 Prill 2022

Share:

Pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Në trajtim janë edhe 4 pacientë post-COVID-19.

Një pacient është duke marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës. Me oksigjeno-terapi janë 3 pacientë.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 8 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 8 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacient”, thuhet në raportin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme