Lajme
SHSKUK: 49 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore
Demokracia
12:08 | 19 Shtator 2021
Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se trajtim mjekësor janë duke marrë 591 pacientë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 458 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Në ShSKUK trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 591 pacientë

Bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, me 19 shtator 2021, janë 591 pacientë.

Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 47 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 27 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë

Spitali i Gjakovës, 50 pacientë

Spitali i Pejës, 102 pacientë

Spitali i Gjilanit, 49 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 32 pacientë

Spitali i Ferizajt, 42 pacientë /Demokracia.com/

Të ngjashme