Lajme
Shqiptohen 20 gjoba për marketet të cilave u janë gjetur mallra me afat të skaduar
Demokracia
15:58 | 22 Korrik 2022

Share:

Inspektorati i Komunës së Malishevës, gjatë këtyre ditëve, ka ndërmarrë një aksion të gjerë të kontrollit në markete me qëllim të kontrollit të mallrave për afat të skaduar.

Në njoftimin e Komunës së Gjakovës thuhet se gjatë këtij kontrolli, inspektorët komunal, në markete të ndryshme kanë hasur në produkte me afat të skaduar dhe si pasojë janë shqiptuar 20 gjoba, përcjell Demokracia.com.

“Kështu, sot ka bërë të ditur, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, sipas së cilës, mallrat e konfiskuara, janë asgjësuar, ndërsa marketet dhe pronarët e tyre, janë gjobitur sipas ligjeve në fuqi. Ajo ka bërë të ditur, se gjatë kontrollit është hasur në produkte me afat të skaduar, kryesisht në produkte ushqimore, kozmetikë dhe produkte tjera”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se kontrolli do të jetë i vazhdueshëm, por gjithashtu ju bën thirrje konsumatorëve, që sa herë që hasin në produkte me afat të skaduar, të njoftojnë inspektoratin komunal./Demokracia.com/

Të ngjashme