Lajme
Shqiptaro-amerikanët e batalionit “Atlantiku” i bashkohen marshit në Hagë më 3 prill
Demokracia
19:14 | 30 Mars 2023

Share:

Më 3 prill zyrtarisht do të fillojë gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në kohën kur në objektin e Gjykatës Speciale do të fillojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, jashtë tij do të ketë protestë.  Ajo është organizuar nga mërgimtarët.

Protestës do t’i bashkohen edhe tre pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” nga SHBA-ja.

Jimmy Berisha, Agim Selmanaj dhe Arbër Muriqi do të jenë atë ditë në Hagë në kërkim të drejtësisë për krerët e UÇK-së.

KJo protestë do të organizohet në mbështetje të krerëve të UÇK-së, “Për UÇK-në, të Vërtetën dhe Drejtësinë”.

Ndryshe protesta do të fillojë nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Laan Van Reagan En Gorbatsjov, në Den Hagën të Holandës. / Demokracia.com/ 

.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025