Lajme
Shqiptarja nga Turqia: Po pritet tërmet mbi 7 ballë në Stamboll
Demokracia
09:47 | 20 Korrik 2023

Share:

Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi ishte këtë të enjte e ftuar për një intervistë në “Good Morning Albania” për të folur rreth temperaturave të larta të cilat duket se po “djegin” Europën.

Ndër të tjera ajo tha se mirë është që të merren masa për pasojat që këto temperatura mund të sjellin, ajo shtoi gjithashtu se në Turqi studiuesit dhe profesorët po thonë se Turqia mund të rrezikohet sërish nga një tërmet mbi 7 ballë dhe për këtë po merren masa, duke bërë kontrollet e banesave.

“Në Turqi pritet tërmet, ndaj banorët, bashkia dhe institucionet detyrohen që të bëjnë kontrolle. Për dy muaj këtu pritet tërmeti dhe unë do jem në Shqipëri do ia mbath prej këtej. Duhet t’i shmangesh. Në Stamboll pritet një tërmet i madh dhe këtë po e thonë çdo ditë profesorët, thonë se duhet të shtrëngohet rripi, pasi pritet një tërmet mbi 7 ballë në kohë të afërme. Që kur ndodhi tërmeti i parë banorët dhe bashkia po bëjnë kontrollet e banesës, dhe ata që nuk kanë mundësi ta rregullojnë apo abuzojnë, duhet të gjejnë mundësi të sigurojnë jetën”,-tha Linda Kalemi.

Të ngjashme