Shqiptari plagoset duke thyer vitrinën e një dyqani dhe vdes nga hemorragjia.
Ngjarja ka ndodhur në Italin, ku një shqiptar 42-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra pasi ka thyer vitrinën e një dyqani në Cocumola, një fshat i vogël në provincën e Leçes.
Klodjan Zoga, lindur më 1979 e banues në Poggiardo, fillimisht kërcënoi se do t’i thyente xhamat dyqanit e më pas e bëri realitet kërcënimin.
Për fatin e tij të keq, u plagos nga xhami i thyer dhe vdiq nga hemorragjia.
Karabinierët janë në vendngjarje për të marrë dëshmitë e pronarit të dyqanit dhe të dëshmitarëve, për të zbuluar shkakun që çoi në aktin tragjik.