Lajme
Shqiptari i Luginës tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë, arrestohet te Dheu i Bardhë
Demokracia
09:11 | 26 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Është arrestuar një shqiptar i Luginës së Preshevës, pasi që i njëjti kishte tentuar të hyjë ilegalisht në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së hënës ka arrestuar një shqiptar të Luginës së Preshevës në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi që i njëjti kishte tentuar të hyjë ilegalisht në Kosovë, shkruan Demorkacia.com.

Sipas njoftimit, i njëjti kishte shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kujdestar dhe pas intervistitmit i njëjti është liruar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt. /Demokracia.com/

Të ngjashme