Diaspora
Shqiptarët tregojnë zemërgjerësinë e tyre, japin ushqim falas pasi Teksasi u godit nga stuhia e borës
Demokracia
17:00 | 21 Shkurt 2021

Share:

Bashkëpronarët shqiptar të “Bella Italian Restaurant” në Plano të Teksasit, Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, nuk mund të duronin të shihnin komunitetin e tyre duke vuajtur dhe vendosën të gatuanin vakte të nxehta për më shumë se 500 njerëz.

Pronarët shqiptarë e bënë këtë derisa shteti i Lone Star vazhdon të preket nga një stuhi përbindëshe e borës.

Isufaj tha të shtunën se konsumatorët besnikë e mbajtën në këmbë restorantin gjatë pandemisë dhe ai dëshiron t’ua kthente favorin.

“Ne filluam të lidheshim më konsumatorët tanë pasi COVID na goditi një herë. [Ata] vërtet na mbështetën në një nivel tjetër”, tha Isufaj për “Fox & Friends Weekend”, transmeton Demokracia.com.

Kur i ftohti rekord u regjistrua në Plano, duke lënë pjesën më të madhe të vendit pa energji elektrike, Isufaj dhe Shurreca donin të siguroheshin se banorët mund të kenë një vakt të nxehtë.

Pronarët nuk kishin mundësi në shtëpitë e tyre, kështu që ata shkuan në restorant për të gatuar për veten e tyre dhe më pas vendosën të bënin të njëjtën gjë “për të gjithë të tjerët”, tha Isufaj

Shurreca vlerësoi një burim “të mahnitshëm” të mbështetjes dhe donacioneve nga i gjithë vendi për komunitetet e goditura rëndë nga stuhia e borës në Teksas.

KËTU mund ta shikoni videon. /Demokracia.com/

Të ngjashme