Lajme
Shqiptarët në Luginë detyrohen të intonojnë himnin serb, Kurti: Zullumi këputet prej së trashuri
Demokracia
09:05 | 08 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Serbisë që të intonohet himni serb në fillim të vitit shkollor në të gjitha shkollat në Serbi, përfshirë edhe ato shqipe në Luginë të Preshevës.

Kurti ka thënë se kjo është shenjë e dobësimit të Serbisë.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human. Përkundrazi, sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet. Është një lloj agresiviteti i shtuar i Serbisë. Duhet kuptuar përbrenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Angazhohet për gjithë qytetarët pa dallim, por edhe për shqiptarët në Serbi. Shqiptarët që janë nën Serbi ata janë të diskriminuar, dëshmitar për këtë ishte edhe delegacioni ynë që vizitoi Luginën këtë javë. Përveç që mori pjesë atje ministrja e Arsimit, Nagavci, ishte edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi. Kemi pasivizimin e adresave. Për herë të parë brenda këtij buxheti janë ndarë 2 milionë euro për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Siç e ka thënë poeti i famshëm Esat Mekulli, zullumi këputet prej s’trashi. Ky zullum i shtuar i Serbisë që bëhet madje edhe vet mbi serbët në Kosovë, po i vjen fundi. Pasi shteti i Kosovës është gjithnjë më demokratik, më i fuqishëm më i pavarur, e këtë po e dëshmon me reciprocitetin ndaj Serbisë”, tha Kurti.

Të ngjashme