Lajme
Shqiptarët mbeten pa deputet në Parlamentin e Serbisë, nuk fitoi as Shaip Kamberi
Demokracia
15:19 | 05 Prill 2022

Share:

Në Serbi janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në bazë të 100 % të votave të përpunuara. Shqiptarët nuk do të kenë deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi nuk ka fituar asnjë kandidat, sidomos deputeti i deritanishëm Shaip Kamberi nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” që ishte shumë afër sigurimit të mandatit të dytë.

Përqindja e votuesve në këto zgjedhje sipas Komisionit Republikan Zgjedhor ka qenë 58,65 për qind.

Fitues i zgjedhjeve është koalicioni rreth Partisë Progresive Serbe(SNS) e Aleksandar Vuciq, që ka fituar më shumë vota-42,97% të votave ose 1,576,082 vota, që do t’i jepte 120 mandate sipas rezultateve të deritanishme, nga 250 vende në Kuvendin e Serbisë.

Koalicioni i Bashkuar për Fitoren e Serbisë fitoi 13,57 për qind të votave (38 vende), Koalicioni për Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) 11,50 për qind (32 vende) dhe koalicioni DADA i DSS-5,39 për qind ( 15 vende). Koalicioni i ambientalistëve “Mundemi” kaloi gjithashtu pragun, duke fituar 4,63 për qind (12 mandate), Blloku i djathtë Dveri 3,83 (10 mandate) dhe Zavetnici 3,74 (10 mandate).

Deputetë do të kenë edhe partitë e pakicës, si Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës me gjashtë mandate, Amanet për Myftiun-tre mandate, “Së bashku për Vojvodinën” dhe koalicioni “SDA Sanxhak” dy mandate.

Por ato që nuk fituan janë “Koalicioni i Shqiptarëve në Luginë” i prirë nga Shaip Kamberi, Koalicioni “Alternativa për Ndryshim” udhëhequr nga Shqiprim Arifi, Sovranistët, Partia Radikale Serbe, Aleanca për minoritetin rus dhe Partia Rome. Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me 0,26 për qind-9630 vota, ndërsa Lista “Alternativa për Ndryshim” me 0.09 për qind-3250 vota.

Të ngjashme