Frosinone ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Empolit në ndeshjen që është zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në kuadër të Serie A.
Ishin golat e dyshes shqiptare Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic, që soll fitoren e radhës për Frosinonen.
Po zhvillohej minuta e 58-të e ndeshjes kur Ibrahimovic shërben mjaft mirë në zonë Çunin i cili shënon një gol fantastik.
Listës së realizatorëve iu bashkua më pas edhe Ibrahimovic i cili shënoi një supergol në minutën e 74-të për të dyfishuar epërsinë e Frosinones, gol ky që ishte i pari për të në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit italian.