Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës që do të marrinë pjesë në zgjedhje.
Kamberi në një postim në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë Lista me numër 16, me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD si dhe me 10 kandidatë për deputetë nga tri komunat e Luginës së Preshevës, përcjell Demokracia.com.
“Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të jetë Lista me numër 16.
Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020.
Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD.
Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës.
Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të.
Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat kolektive./Demokracia.com/