Lajme
Shqiprim Arifi nxjerr një foto të këshilltares së Kurtit me Vulinin: Tregojani Ramabajës
Demokracia
18:29 | 21 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka qenë i ftuar të martën në emisionin Pressing të T7. Panelisti i Pressing, Sadri Ramabaja ka aluduar në afërsinë e Arifit me politikanin serb, Aleksander Vulin, duke e nxjerr në celularin e tij një fotografi të Arifit bashkë me Vulinin që qarkullon gjithandej nëpër rrjete sociale.

Për atë fotografi në Pressing ka dhënë sqarim vetë Arifi duke treguar atë të plotë të printuar në një format të madh dhe duke treguar se aty kanë qenë edhe me një zyrtar gjerman. Ndërkohë në debat e sipër me Ramabajën për këtë çështje, Arifi ka nxjerrë një fotografi të këshilltares së Kurtit, Ardita Sinani, ku shihet në një fotografi në prapavi të Aleksander Vulinit.

Kreu i Preshevës është marrë edhe sot me këtë çështje, duke publikuar një fotografi ku ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani shihet bashkë me Aleksander Vulinin.

Arifi ka thënë se një fotografi e tillë duhet t’i tregohet Sadri Ramabajës të cilin e ka quajtur edhe “aparatiçik” të Vetëvendosjes.

Kreytari i Preshvës ka thënë se duhet të pyetet Ardita Sinani se a e bën kjo fotografi atë bashkëpuntore të Aleksander Vulinit.

“Tregojini këto fotografi aparatçikit të partisë në pushtet, Ramabajës, i cili shpifte paskrupullt në debatin e mbrëmshëm televiziv për të krijuar konspiracione bashkë me mjete e insinuata tjera propagandistike kundër meje.

Sa për sqarim: Në foto është Këshilltarja e Kryeministrit Kurti, Ardita Sinani me Vulinin dhe pyesni atë, se kjo foto a e bënë Sinanin tani bashkëpuntore të Vulinit, meqë paska vizituar së bashku me Vulinin një manifestim lokal në Preshevë.

Historia na mëson se lajkatarët dhe servilët e pushtetit, herët a vonë do të përfundojnë të turpëruar si plagë të rënda të shoqërisë sonë!”, ka shkruar Arifi.

Të ngjashme