Lajme
Shqiprim Arifi ia kërkon 8 milionë euro Kurtit e Ramës për Luginën e Preshevës
Demokracia
10:57 | 20 Qershor 2022

Share:

Në prag të mbledhjes së dy qeverive, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar të jetësohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit dhe të ndahen më shumë mjete për Luginën e Preshevës.

Arifi ka kërkuar nga dy qeveritë të ndajnë së paku 8 milionë euro për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe, sipas tij, “nesër” do të jetë vonë.

Postimi i plotë i Arifit:

Apel dy qeverive tona ????

Mbledhja e dy qeverive shqiptare që mbahet sot në Prishtinë, mes tjerash do të ketë si pikë diskutimi edhe mbështetjen financiare ndaj Luginës së Preshevës.

Në këtë kontekst presim që në takimin e përbashkët të dy qeveritë tona, nisma e para dy viteve për krijimin e FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT të jetësohet si një mekanizëm afatgjatë mbështetës për Luginën.

Në kuadër të kësaj nisme apelojmë dy qeverive tona që të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë. ?

Të ngjashme