Sport
Shqiponjat kuqezi sonte përballë “tre luanëve”
Demokracia
11:34 | 28 Mars 2021

Share:

Shqipëria zbret sonte në fushën e stadiumit “Air Albania” nga ora 18:00 për t’u ndeshur me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Shqipëria i nisi këto eliminatore me fitore e duke e mposhtur Andorrën  e rezultat 0:1, derisa Anglia triumfoi ndaj San Marinos me rezultat 3:0.

Sigurisht që kjo është një sfidë shumë e vështirë për “shqiponjat kuqezi”, por ato asnjëherë nuk dorëzohen dhe në sfidat e mëdha gjithmonë kanë ditur të fluturojnë lartë dhe kështu pritet të ndodhë edhe sonte. /Demokracia.com

Të ngjashme