Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj kanë pasur një përplasje të madhe gjatë javës që lamë pas.
Atyre i është publikuar një klip në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku tregohet se për çfarë nisi ky debat.
Në këtë mes është përfshirë edhe feja, pasi banorja e Big Brother kishte njoftuar se është praktikuese.
“Nuk e shoh fare si lojtare, as nuk e llogarisë hiç në këtë shtëpi”, u shpreh Shqipja në një moment për Santianën.