Polonia e Lewandowskit praktikisht jashtë finaleve të Euro 2024. Barazimi 1-1 në Varshavë me Moldavinë e mban Poloninë përfundimisht poshtë Shqipërisë në renditje, teksa Lewandowskit me shokë u ka mbetur vetëm një takim për të luajtur, ajo me Çekinë, ndërkohë që kuqezinjtë kanë tri pikë më shumë dhe avantazhin e sfidave direkte.
Vetëm një skenar në kufijtë e së pamundurës mund ta kualifikojë Poloninë: të mposhtë vetë Çekinë, Shqipëria të mundë Moldavinë dhe Çeki – Moldavi të përfundojë barazim.
Shqipërisë i duhet vetëm edhe një pikë që të jetë edhe matematikisht në “EURO 2024”.